August 9, 2024

Mermi syt’ – Enver Reka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MERMI SYT’

M’erdhe prapë lejlek nga larg’,
n’kopshtin tim prej zambaku.
Një got’ ujë për mir’ se ardhje, do ta jepja ,
por kam frik’ të dal’se fluturon diku tjetër
e pi vet le t’më fryhet barku.
Mermi sytë e shterrma ujin për pik’,
ma lër vetëm pak afshin.
që edhe unë të flladis n’zhegun tëndë ,
tani më thuaj mirupafshim!
Por me çar’ të lyej trupin nga zjarmia që m’kaploj,
kur ti u nise nga lart’ e unë nga poshtë?
Vaji mu hargjua, se ma more ti,
unë tani nga dielli yt i mëndafsht’,,, po përv’loj’ .
Mi jep flatrat e tua t’fluturoj’.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com