O Zot na ndihmo në këtë muaj të Madhërueshëm! – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

O Zot na ndihmo në këtë muaj të Madhërueshëm!

O Zot, na ndihmo në këtë muaj të Madhërueshëm,
Në këtë muaj të shenjtë,
Agjërimin ta kalojmë të gjithë sa më lehtë,
Të jemi të durushëm, të jemi të drejtë,
Me njerin tjetrin te jemi dashur, të sinqert,
Të falim mirësi për njerëzit tanë të shtrenjtë.

O Zot, na lehtëso çdo mërzi dhe çdo siklet,
Çdo brengë që na rëndon shpirin në këtë botë të egër,
Në këtë botë që çdo gjë vret,
Që e keqja të vjen, andej nga s`e pret.

O Zot, na jep të mira, në këtë botë dhe në botën tjetër, në hairet,
Unë kërkoj strehim tek Ty o Perëndia ime,
Mos më lër vetëm pa mbrojtje, në një pleqëri të shkretë;
Na shto dituri, na përgatit në një udhëzim të drejtë;
Na dhuro nga ana jote mëshirë, në këtë botë të zhdrejtë.

O Zot, na mundëso të ndihmojmë njerrëzit e varfër,
Njerëzit që vuajnë, janë pa streh, fukarenjtë;
Ata që bukë s`kanë në votër, në skamje janë
të shkretë,
Që hallet dhe dhimbjet t`i kalojnë sa më lehtë,
T`u hapim zemrat tona, dhe t’u falim jetë.

O Zot, na ruaj nga njeriu i lig, nga njeriu i keq,
Që mbizotëron kudo, bën ligjin e ka pushtet,
Ka ligësitë në shpirt, me fjalën që hedh si grep,
Shkatërron çdo gjë të bukur, kudo që grepi i tij ngec.

O Zot, na jep mirësi, mos na bëjë të pa drejtë,
Në këtë botë që zemrat vriten, fare pa të keq,
Njeriu me dy fytyra dhe hipokrit, ngado të përndjek,
Pse e mira dhe bukura këtë botë mos të na udhëheq?

O Zot, prindërit e mi, fali në atë jetë, në amshim,
Bie në sezhde, falem i lutem Zotit çdo ditë në agjërim,
Merr nga mirësitë e mia, i them dhe shtojua atyre si shpërblim,
Qetësi shpirti i tyre i mirë të gjej, në atë botë,
Kërkoj nga Ty o Zot im!
Kopësht me lule bëjua varrin, lehtësojua atë shpirt,
Kërloj për prindërit e mi nga Ju o Zot, Mëshirim!

Copyright@Nezi Plaku Velaj
Tiranë 14 Maj 2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com