Vale… – Enver Reka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vale…
Me t’pa ty ,s’pari duh’na
mi mbyll’ sytë,
që floku i i bardhë i joti,
mem dal i zi,
lëshuar djerrë
shpinës e mbulueme,
në k’mishën e bardhë .
E bardhë, ngjyrë e legjendave.
Zakonisht mali në hartë
është në të kafe,
e tek ti më del një e kaltër.
Kaltërsi e plot’me buk.
Valentin …,
me fol për ty,
malit duhet mi heq ngjyrën në hartë,
sepse rruga jote është e vërtet’.
Këmishën e zez’ shpirti jot i bardhë e mund’.
E PËR FLOKUN E ZI TËNDIN FOL VET,
se un’ s’po mund’…
Bjonde, sy det,
pushka jote marifet.
Vale ,valvit maleve,
simboli i liris je,
t’përshëndes ty e krejt t’rangut tan’
të uroj më të mirat në Tiran’.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com