August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ATY TË PRES…

Hapur dera mot qëmoti,
hapat ngrir aty në prag,
sytit tharë hesht dhe loti,
hijen tënde e dërgoi larg…

Dhe prej pritje i mërzitur,
koha vrraga lën në derë,
malli gjoksit rën e ngritur,
gjumët fshirë në pranverë…

Rën fytyrës shakuj vese,
mjergullnaje i humbuar,
qesh e qaj me lot dënese,
pend’ zogjsh atje mërguar…

Pritja derës nuk më lodhi,
dhe stuhia nuk më lëkundi,
supet muzgu tek i mblodhi,
prej përgjumjeje më lëkundi…

Luan Sheshi : 24 maj 2020…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com