August 9, 2024

Datëlindje ke përherë Naim! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DATËLINDJE KE PËRHERË NAIM!

Vdiq Naimi, thanë atëherë
Një zemër-ndritur pushuar,
Qielli plagosur, në atë verë,
Fusha, male, gërxhe lotuan.

Natyrës e bilbilit i këndoi
Bagëti-bujqësi e çobanit,
Mallin për viset e përlotoi,
Naimi dritë, Diell i Vatanit.

Alfabetin shqip, na e fali
Dhuratë e kombit, thesar,
Poetin kurrë asgjë s’e ndali,
Për Atdheun, shpirt i zjarrtë.

S’vdiqe Naim, jo s’ke vdekur
Sa të rrojë gjuha jonë, e artë,
Në zemrat tona, ndër shekuj,
Datëlindje të urojmë, je gjallë.

Se ti na dhe, emrin shqiptar
Amanet shpirti, në çdo letër,
Ruani gjuhën, si sytë e ballit,
Pa gjuhë nëne, s’je askush tjetër.

Bukurie Binjaku. 25. 5. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com