Infinit Diplomaci – Evdal Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Infinit Diplomaci
Dialog pa epilog
zhvilluam dje edhe sot
kush e di se sa do të zgjasë
së ka sukses as rezultat
çfarë me i thënë
bisedë e thatë.
Kompromi kinse më mirë
merr e jep qeka vështirë
me u nda i kënaqur kurrsesi
as këtu së bijmë dakord
kompromisit i themi jo.
Dhuna sinonim i keq
nuk është zgjidhje për asnjë problem
dikush atë e pëlqen
dikush tjetër e urren.
Tri zgjedhje i patëm
asnjëren se deshtëm
fundi së po duket askund
diplomacia po vazhdon
si duket infinitin po e kërkon.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com