Klandestin në një lirishtë – Luan Sheshi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KLANDESTIN NË NJË LIRISHTË
Zbehur pylli prej mërzie,
fshehur trullit një lirishtë,
rrezja mugët ngrihet,bie,
kukafshehtas,ca e trishtë…
Shtegut malit në kërkim,
deg më degë,si endacak,
mes vetmie…klandestin,
togje gjethesh larg i flak…
Hesht lirishta virgjëruar,
era kokën thyer…mbi të,
kut i mallit ves’-mërguar,
balta rrjedhur…vendin zë…
Rreth e qark hijet skëmitur,
mes flladimesh vallëzojnë,
gjurmë vën mbi të papritur,
humbja,ikja s’di ku shkojnë…
Luan Sheshi : 25 maj 2020..
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com