August 3, 2024

Mbrenda jetes – Hyrije Jusufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MBRËNDA JETËS

Mbrënda vdekjes kërce si një flutur në vallen e jetës
Jeto mbrënda në thellësinë e saj përtej skutave të errëta
Hidhe vallën mes vdekjes a jetës në honët e pafundësisë
Mbrënda vdekjes në jetë zbulova unin e qënies sime sot…!

Fluturo përtokë fushave të blerta aty ku frymarrjen ta mbytën
Mshehu në farën e zezë të lulediellit kur yjet tretën errësirës
Ngjitu majes së lartësisë për të çierrur retë që ngulfasin dritën

Si do ta kapje Mont Everesin në buzë djegur si lulkuqe vjeshte…!
Pa frikën se do të rrëshqitësh nëpër
gurishtat mbyrur zjarrit

Vazhdo të lexosh faqen e fundit të librit me sy mbyllur natën
Këndo këngën më të bukur në universin tënd si zog shtegëtar , pa zë
në heshtjen e shpirtit të sfilitur mos lë të ndalet zemra …!

Filozofinë e jetës mvishe ngjyrash me urtësinë e jetës shpresë
Le të shijoj frutet e kopshtit të parajsës e vdekjen ta mposhti vet

Mos vdis edhe kur veç ke vdekur e përsëri rilind në dheun tënd
Jeta ka m’shehur dhuratën e qiellit në galaksi të pafundme rrathë

Merr frymë se ajri i yti është patjeter në hapësirat që kryqëzohen …!

Hyrije Jusufi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com