Në shtëpit’ e Zotit, pa trokitur hyra – Ardian Muca
Mirembrema miq,jave të mbarë dhe gezuar festen e Fiter Barjamit!
Në shtëpit’ e zotit,pa trokitur hyra.
Askush përjashta nuk m’ë nxori..
Pashë të lutej robi me dy fytyra.
Aty falej fukaraj,zenjini e mëkatori.
®
Hyra në xhami,teqe e në kishë.
Nuk lash kult’ e manastir pa vizituar..!
Një zot pashë të veshur me këmishë.
Krisht e Muhamed,me bibël e kuran n’duar.
®
Shkruajta ajete për Barjam e Pashkë.
Besimtaret,sipas mënyres time i urova.
Për hallvë e hashure u bëmë bashkë.
Qingjin me ta e hëngra,piva e këndova.
®
Takova kaurrë,cegarë e myslimanë…
Festuam krishtlindje,e shkuam për haxhi.
Agjëruan për ramazan dhe mëkatet i lanë.
Të njëjtat sure e ajete,lexonte një bektashi.
®
Ne Shqiptaret vërtetê jemi të pa parë..!
Nê festat fetare bêhemi te gjithë bashkë.
Një zot e deshën,t’ë pafe,ateiste e besimtarë!..
Urojmë për Krishtlindje,Barjam e Pashkë.
®
Me daulle ta imponojnë dhe s’gjenë si ne..!
Jemi një popull i thupruar dhe tolerantë.
Bredhim nëpër botë ,si çifutët pa atdhe..!
Në vendin tonë u ndjemë s’i azilantë..!