Nënë emri i përveçëm në botë! – Bukurie Binjaku
NËNË EMRI MË I PËRVEÇËM NË BOTË
*****************************************
O nënë emri i përveçëm, më i çmuar në botë!
O nënë-engjëll o Perëndi e Zot!
O nënë që lëshove, engjëj mbi tokë!
O nënë me adhurim, nga i madhi Zot!
O nënë me barkun tënd, të rëndë!
Të mbushur dhëmbje, gëzim e lot!
O nënë që në orët e vështira, të lindjes!
Veç ti durove në botë, më të fortat dhimbje,
O nënë o dashuri e papërshkruar, mbi tokë!
O nënë që na dhe shpirt-zemër-gjak, nga trupi jot!
O nënë që mënjëherë, pas lindjes!
Na shërbeve natë-ditë, mes dhimbjes!
O nënë që na dhe ledhatimin e parë!
Vetë ishe në furtunë, ne na ngrohe behar!
Ti që na rrite, me fjalë të ëmbla!
Që ato di ti flasë, veç nëna!
Vuajtjet tua, kurrë pa na treguar!
O nënë që u trete, për fëmijët e tu të mërguar!
Më fal o nënë, që s’tu gjëndja pranë!
Me shpirt të lotuar, kurbeti më kish marrë!
Kur vija nënë, unë të shihja ty!
Mes mallit më thoshje mos prish lekë, për rrugë ushqe ato fëmijë!
O nënë i vetmi njeri, që kurrë s’e braktise!
Fëmijën tënde mirësi-dashuri e stolise!
O nënë që ike nga kjo botë, me zemrën copë!
O nënë që dhimbjet tona, me vete i more!
O nënë, emrin më të bukur, të ka falë Perëndia!
O nënë në tokë e në qiell, Zoti parajsën
të dha, se ti je vetë mirësia!
*****************************************
Bukurie Binjaku. 25. 5. 2020. GREQI.