Njeriu i thjeshtë, i logjikshëm – Bukurie Binjaku
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NJERIU I THJESHTË, I LOGJIKSHËM!
Më dhëmb koka, si sëmurë
Vajta te doktori u vizitova,
Oh moj nënë të lutem unë,
Dhe pse më ike, nga bota.
Ilaçet s’po më shërojnë
Të lutem Zot, bëj terapi,
Të padrejtët më lëndojnë,
Vjen vrasja, sikur s’ka kufi.
Ikin vitet, shpejt kalojnë
Koha të gjen, më delikat,
Se plagët, kur i rikujtojnë,
Të zë koka, se më s’mban.
Ata që të lëndojnë i largon
Do ca kohë, të bijesh qetësi,
Me vete flet e nata të zgjon,
Pyetja “pse” të vret, në shpirt.
Njeriu i thjeshtë, i logjikshëm
Me vështirësi jete, përballuar,
Zemër gjerë, Diell i ndritshëm,
S’hakmerret kurrë, duke duruar.
Bukurie Binjaku. 24. 5. 2020. GREQI.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com