Qëndresa stoike në frontin e mbrojtjes – Haziz Hysa
Q Ë N D R E S A S T O I K E N Ë F R O N T I N
E M B R O J T J E S !
-Me rastin e 21 vjetorit të rënies si dëshmor;
Sakip Hysa dhe Shaqir Kuka ushtar të Brigades 162 Agim Bajrami në Kaçanik
Ishit betuar armikut mos më i ra në dorë!
Pozicionet duke i mbrojtur natë e ditë.
Armiku ju sulej me predha si egërsirë.
Popullësinë civile donte me tronditë.
Retë e zeza mbuluan shpatin malor.
Mëshirë dhe lëmosh nuk donte ajo tokë.
Edhe të paret na e lanë amanet
Askush lirinë nuk e merrë peshqesh.
Njëri tjetrit i dhatë fjalë e besë në front.
Nëse nuk e mbrojmë popullësinë civile.
Djema fajtor do të jemi vet e mbesim borgj.
Nesër apo kurdoherë gjaku i tyre do të na mallkojë.
Muzgu i territ lëshohej me vruell!
Predhat fluturonin nga çdo anë pa ndal.
Qëndresa stoike në Front ju bëri si meteor.
Sakip Hysa e Shaqir Kuka ranë për jetë si dëshmor.
Vendlindja ju rriti për pushkë në dorë.
Sa e deshët Stagovën dhe Kukajt me Sharrin përballë.
Edhe jetën e falët për lirinë e Kosovës dhe kombit tonë.
Me shpresën e madhe se liria një ditë do të ngadhnjejë.
Mynih .25.05.2020 HazizHysa