August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

QYTETI IM

Rrjedh lumit të jetës e nuk shterron
Pranë meje mbetesh shpirtin më shëron
Sa do që larg ty të të kem
Me vjen në ëndrra e më rrëmben

Më zgjon kujtimet e nastalgjinë
Më kthen ndër vite ma sjell rininë
Shëtitoreve tua sa shpesh rrapëlloi
Me shokë e shoqe mbremjet shoqëroi

Dhe zbres ditën aty buzë lumbardhi
Ç`freski më sjellë më trazon mallin
Ti mbetesh ëndërr që nuk shterron
Dhe këtu larg në shpirt më trazon

Ndaj të ruaj pranë të mbaj në gji
Qyteti im plot dashuri

Shpresa Gashi Zurnaci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com