Të dua nënë Shqipëri – Bukurie Binjaku
TË DUA NËNË SHQIPËRI!
Të dua! Nëna ime Shqipëri
Për mua e vetmja, në botë,
O zonjë fisnike, me histori,
Si durove, kur të bënë copë.
Të ndau tradhtari-dushmani
Kur i mbushën, grushtat flori,
Bijtë që rrite, ca mori shejtani,
Plagë të rënda, nënë Shqipëri.
Disa që nuk ndjehen atdhetarë
Si mundet, vëndin e tradhtuan,
Vëndlindja bekuar, nga Zoti lart,
Në Atdhe s’bëhesh, kurrë i huaj.
O nënë Shqipëri, ç’të gjymtuan
Dhëmbja jote, shpirti im gufon,
Sa trimëri në shekuj, ke treguar,
Ç’pret nga i huaji, i joti tradhton.
Çdo pjesë, gjuhë shqipe flasim
Një flamur të kuq, me shqiponjë,
Shqipja egërsuar, kur e godasin,
Nënës tonë do t’i dalim, për zot.
Bukurie Binjaku. 25. 5. 2020. GREQI.