Të jesh grua – Hyrije Jusufi
Thelbi i jetës nuk është të dorëzohesh ,
por, ta shtrëngosh fort atë . Përveç përpjekjeve për t‘i kthyer në avantazh , të gjitha mangësitë dhe të metat tuaja ,
Duhet të përpiqemi të identifikojmë karakteristikat tona ;
ato që na dallojnë nga të tjerët !
TË JESH GRUA
Të jesh grua
E mos të jesh e sharë
Nuk bëhet dot
Nga shqipëtarë…
Të jesh grua
Perfekte nëse je
Vesi e nëma e paftyrësisë
Prapë të ze…
Të jesh grua
Me tërë mirësinë që ke
Ditën errësirë të bëjnë
Zot nuk ka , je e pa fe…
Grua të jesh
E plleshme a shterrpë rastësise
Braktisje ,
plleshmëri për t‘shtuar fise…!
Të jesh grua
E lumtur duhet të jesh
Ndër shqipëtarë
Realitet që ende dhemb…!
,,Sikur djalë të isha,,
Botën në dorë e kisha….!
h.j.
08.05.2020