August 10, 2024

Çka po ndodh… – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ÇKA PO NDODH…

Çka po ndodh me ty pranverë
Kopshteve të thahen dhe trëndafilat
Ti s’ke qenë kurrë si këtë herë
Pa dallëndyshet dhe bilbilat?!

Natyrës sate fort të bleruar
Edhe qiellit tënd kaltërosh
Shoh ca korba duke fluturuar
Sqepojnë mbetjet kosh më kosh.

Zogjtë shtegtarë s’ta hijeshojnë qiellin
Fushat dhe malet nuk t’i pllenojnë
Re të zeza po na e zënë Diellin
Veç korba e sorra po fluturojnë.

© Ulku Bardh

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com