Ejani nën hijen e manit…! – Ardian Muca
Ejani nën hijen e manit ..!
Ejani të mblidhemi dhe një herë,mor amani.
Te hajmë qershi nën hijen e manit,të vjetër..!
Të luajmë me top lecke aty tek lëmi.
Të kërcejmë degë më degë,si një ketër..!
*
Ejani të mblidhemi nën hijen e manit.
Të marrim një këngë me rite djalërie.
Të nxjerrim dufin, qefin t’i bëjme xhanit.
Si aksesore të varim në vesh vëthë qershie.
*
Të kujtojmë rubinat,vajzat e djalëise..!
Që viheshin në garë,s’linin pemë pa hipur.
Në gji i fusnin kokrrat e qershisë.
Dhe me bistakë rrushi ,na patën gostitur.
*
Ne djemve na kishte lezet kënga pleqërishte.
Të çiltër e të sinqertë,nuk dinim të shtireshim!
Luanim me vajzat kukafshehti në gjethishte.
Sa herë u çorrëm e nuk qanim kur vriteshim..?!
*
Një herë i’u ngjita manit kokër pjekur.
Habitur gjeta një biskoj në man shartuar!.
Bëra të thërras shokët,për ç’ kisha gjetur.
Po ajo më vuri gishtin n’buzë,për mos treguar.
*
Për ç’ka gjeta aty e di zoti dhe xhani..!
Mbas mënit,hanim pjeshk,kajsi e mollë.
Nê vjeshta hipja e haja rrushin tek mani.
Ftuan e prisnim tek cepi i murit n’shkollë.
*
Vjeshtës mblidheshim nën hijen e arrës.
Ndiznim zjarr e këndonim pleqërishte..!
Kujtimet i breu moleja,pemët dhëmbi i sharrës.
Në lëm hedh valle ferra e mbirë në gurishte..!