August 7, 2024

Force ne vetvete – Ilmi Dervishi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Njeh forcen brenda vetes dhe do zbulosh e kuptosh arsyet e jetes”

FORCE NE VETVETE

Rruge te gjata kam pershkruar
Andej-kendej jam perpjekur
Vuajtjet s’kam per ti harruar
Forcen e shpirtit kam ndjekur

Jam e vetme ne keto rruge
Sakrifica jeta paska pafund
Ne zemren e vrare kam gure
Zemerimi i jetes po me mund

Ne shpirt s’kam me ndjenja
Ndihem e lodhur si asnjehere
Dita-dites me lodhet mendja
Era e ftohte fytyren ma perkedhel

Ulem diku e thelle mendoj
Me vrane per te dyten here
Rrugen e zymte e vetme vazhdoj
Plage qe s’sherohen pernjehere

Forcen ne vetvete dua
Edhe pse loti me ka rrenuar
Edhe pse shpresa ka humbur
Edhe pse syte me jane verbuar
Edhe pse dora dridhet e nuk shkruan
Edhe pse tutje me larguan
Edhe pse me lenduan

Ndjej frymen e zotit prane
Ne cdo qelize e damar
Ndjej si me prek e force me jep
Ndjej fuqine se si me flet

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com