Koha e patretshme – Flora Halimi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KOHA E PATRETSHME
Kam mall për kohën që kaloi
Kujtimet më të bukura i krijoi
Me njerëzit më të mirë më rrethoi
Nga e keqja më distancoi.
Ndonëse shpesh herë edhe ajo kohë
më sprovoj, tashmë më forcoj
dhe më mësoi si të mbijetoj
Pak probleme m’i ekzekutoi
e shumë të tjera m’i shtoi.
Boshllëkut të lumturisë iu paskan katandisur
shumë heronj të mërzisë
As vetë nuk e kuptova ç’ është kjo monotoni
Si është kurdisur në akrepat e orës aq mirë.
Ende nuhas aromë jete në ëndrrat
të cilat ndodhen para vdekjes
E tash dua ta prek mirësinë e destinuar
Para se t’i afrohem realitetit të pikëlluar…
Flora Halimi
Florë Halimi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com