August 9, 2024

Poezinë e fal me shpirt! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POEZINË E FAL ME SHPIRT!

E fal vargun, nuk e shes
Se as vetë, s’e kam blerë,
Dhuratat s’bëhen biznes,
Nga Zoti dhunti, me vlerë.

Më shaj e më vra, ti ipokrit
Një fytyrë shet, tjetrën blen,
Pasuri e shpirtit, me mirësi,
Varkë që nuk mbytet, në det.

Dashuria mirësi, pa fund
Rreze Dielli, me ngrohtësi,
Varg i artë, fjalën s’lëkund,
Ndrit si Hëna, me shkëlqim.

Mirësia si këngë e bilbilave
Ushqim shpirti, kur i dëgjon,
Aromë-ngjyrë e trëndafilave,
Si nektari, në lule ëmbëlson.

Natyra s’na e shet bukurinë
Deti zemër madh, ne na pret,
Frymëzim shpirti, me poezinë,
S’do lëvdata, shpirt i thjeshtë.

Qielli tërë njerëzinë e strehon
Kurrë nuk zgjati dorë, për lekë,
Poezinë një Zot lart e bekon,
E fal e jep, një shpirt i vërtetë.

Bukurie Binjaku. 26. 5. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com