President o Ibrahim – Mentor Thaqi
PRESIDENT O IBRAHIM
S´munda t´i thëm k´to fjalë për s´gjalli,
nuk m´la dhimbja, nuk m´la malli,
mblodha veten, po t´i thëm sot,
shpresoj shumë, t´mos i thëm kot!
Prej atë ditë që ndërrove jetë,
kemi mbetur jetima t´shkretë,
na fshinë para cuba dhe horra,
s´kemi mbetë as gjak për morra!
M´fal, m´fal të lutem o Heroi im,
President, o Ibrahim,
as syret, jo bashk nuk bëmë,
rreth dy dekada që n´veprim kjemë,
s´patem kohë, kishim shumë punë,
Epror t´pata, ushtar kjesh unë!
Ah, sa shumë flasin n´emrin Tënd,
edhe më shumë kjo po më dhëmb,
deri dje t´kanë mallku e sha,
sot po “t´njohin” për Evlia!
K´ta që t´shpallen t´vdekur, n´Tiranë,
t´pushtuan “Shtëpinë” me desant,
desh t´vranë Atdheun, t´dogjën Flamurin,
hallkave t´Shtetit sot lesh po l´nurin!
Më fal të lutem për k´to fjalë sot,
po shpirti m´kjanë me gjak e lot,
mu desht t´i thëm o Heroi im,
President, o Ibrahim!
Jam i lumtur, po qe besa,
përjetësisht e huaj pendesa,
mjafton që isha ushtar i Yt,
dhe nëse m´vjen laku në fyt,
veçse … fotografi kurrë nuk bëmë,
për n´jeten tjetër po e lëmë!
(Ata që na i bënë, kurrë s´mi dhanë,
ngëk as ncëk, as fjalë nuk m´thanë!)
…
Mentor Thaqi
15 Gusht 2017
Dhe, kjo e bërë, s´ishte do si do,
u desh t´bëheshe i madh, që t´jesh dëshmor-hero,
e pena e poetit nga vllaznia jote,
Epitaf nderi t´dhuron para bote!
Mentor Thaqi