August 9, 2024

S’ka kurrë si vendi jot! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

S’KA KURRË SI VËNDI JOT!

Në kurbet ç’më kaloi jeta
Pranverë nuk shoh, me sy,
Në lotë malli, oh ç’u treta,
Jo s’ka kurrë, nënë të dytë.

Kur u nisa, disa më pyetën
Pse ikën s’do rrosh, dy jetë,
Krejt në varfëri, isha zhytur,
Dhëmbje shpirti e dija vetë.

Se ata bukur-mirë jetonin
Për kurbet, s’kishin nevojë,
Shtëpi-rrogë, s’u mungonin,
Skamje s’njohin, por as lotë.

Ç’më kujtohen, ato biseda
Me veten flisja e trishtuar,
Kur lashë nënën, e shkreta,
Shpirtin dhëmbja pushtuar.

S’bëra dy jetë, një të lotuar
Kush jetoi, kurbet e beson,
Jetë pa shije, bukë e huaj,
S’ka më bukur, se vëndi jot.

Bukurie Binjaku. 26. 5. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com