August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vëndlindja ime

Në Vëndlindjen time
Sa herë që shkoj
Sodit bukuritë
Flladi i mëngjësit
Më mbush mushkëritë

Ara të paanë
Nga gruri gjelbërojnë
Në mes mbirë lulëkuqe
Fushës kuqëlojnë

Në mes të fshatit
Një Rrap shekullor
” Rrapi Zonjës quhet
Ka qënë aty që mot mot
Shpëtitë radhë radhë
Si me dorë sajuar
Në vënd të vjetrave
Të reja ndërtuar

Në shkollën ku kam mësuar
Një e re është ngritur
Klasën ku kam mësuar
Akoma mënd e mbaj

Ndonse klasa të reja
Kanë zënë vëndin e saj

Sheshi ku ne luanim
Kur ishim fëmijë
Plot me pemë është mbjellë
Kemi nostalgji

Cdo pëllëmbë tokë
Mjellë e pluguar
Nga njërzit punëtorë
Nga njërëz të nderuar

Vetëm gjelbërim
Në cdo anë shikon
Në mini pyllin e vogël
Bilbili këngës ja thotë

Te shtëpia ku
u lindëm
Rrethuar plot me pemë
Cicërojnë zogjtë
Në verë e pranverë

Sa bukur natyra
Të fal kënaqësi
Në Vëndlindjen time
Gjej ngrohtësi

Se ndrroj me asnjë vënd
Jo kurrë vëndlindjen time
Gjej strehën e fëmijërisë
Dhe mar vec bekime

@Alisa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com