Baritore – Adriatik Jaçe
Baritore.
Hardhia sythe të kolme…
E një kulpër erë mirë
Lisi i vrenjtur,lëshon hijen
Fërshfërin,qeshur pa gdhirë.
Pa po zbret i këngëzuar
Nëpë gjetheza një krua
Lëshon flladin,përshpëritet
Lag një kumbull,qull një ftua.
Mbështet buzët etjenshuan
Gjunjët në tokë djalëçobani.
Pastaj dorën sokëllimë…
E tronditet tutje mali.
Bagëtia valë valë..
Zbritur poshtë nëpër çaire
Zogu i pyllit cicërin..
Dielli griset në korije.
Pa po ulet në dëllinjë.
E ja nis ti bjerë xhurasë.
Zogjtë me të,iso në pyje
Bashkë këngën,për një vajzë.
Sapo dielli ulet malit.
Hëna kokën zgjat të dali.
Kthehen gjinj mbushur mjaltë.
Zilet tundin,gëzon stani.
© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:26.05.2020