Bisede e heshtur me henen – Florenca Rada
Bisede e heshtur me henen.
O,moj hene lart ne qiell,
Qe sa bukur vezullon,
Mos e humb kurre vezullimin,
Boten mbare e ndrico.
Po te pyes moj hena plot,
Male e dete kur pershkon,
Ma ke pare vashen time?
Shpirti per te mu m ‘gufon.
Ne se drita s’ te mjafton
Borxh nga une drite kerko,
Merr drite nga shpirti im,
Mos lere vashen ne erresire.
Dal ketu cdo nate ne breg,
Pres nga ty o hene, haber,
C’ti kete ndodhur vashes valle,
Ka shume kohe haber s’kam mare.
Kohe shume ka kaluar,
Ne toke te huaj jam ngujuar,
Lashe vashen atje larg,
Por me shprese se do e mar.
Vasha ime ku je valle?
Dua te di, cfar po ben?
Dil ne breg henen tako,
Pergjigje mua me dergo.
E shoh henen te pezmatuar,
Ka dicka qe nuk me thote,
Mos ti vashe matane bregut,
Je larguar per gjithmon?
Koken ulur rrugen marr,
Ty te mendoj, o e imja vashe,
Do te pres tere jeten,
Bregut detit, me henen dal.
FL.RADA
ITALI 27/5/2020