Dielli – Jonida Sheholli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DIELLI
Kur nata është e gjatë
E kërkoj diellin
Se nuk e dua terrin
Që e zhdavarrit qiellin
Mëngjeseve të hershme
Kërkoj lumturinë
Që fshihet diku larg
Kur rojë e kam vetminë
Në lumin e gëzimit
Lahet shpresa ime
Sa herë që si rrezet
Më vinë shumë kujtime
Shtigjeve të jetës
Hapëron dielli im
Për t’i dhënë ngrohtësi
Të ngrirë mallit tim
Sa ndjehem e lodhur
Kur më kaplon vetmia
Por në shpirt më zbret dielli
Me ëndrrat e mia!…
JONIDA SHEHOLLI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com