Gjurma e fjalës – Seti Pezaku Vladi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GJURMA E FJALËS
Tinëzisht furtunat vijnë e kafshojnë,
Hijet e pemëve
Vajtojnë drurët e rrëzuar,
Shkunden ëndrrat e pranverës,
Shkunden zjarret e vjeshtës,
Ujërat
Gërryejnë malin në sup të fushës,
Fusha
Mbledh lotin e kallëzave të grurit,
Lumenjtë
Egërsohen e hanë brigjet,
Dhimbja
Mbi tallaze bie në detin e harresës…
Të nesërmen
Përsëri qiell e diell,
Vala puth bregun,
Nata përkund gjumin.
Vetëm
Gjurma e fjalës së rëndë
Hedhur pa kërpesh
Rrin zgjuar,
Mbetet
Gjëmim bubullime.
@seti pezaku vladi
27/05/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com