Më mirë dashuro me shpirt – Xhuljeta Ferraj
MË MIRË DASHURO ME SHPIRTË!
…………………….
Mos më thuaj të dua me fjalë,
Se jam memece në dashuri,
Nuk ka nevojë për romanca,
Lerm të lexoj brenda syve të tu,
Më mjafton përqafimi yt,
Të ndjej rrahjet e zemrës tënde,
Kur vjen dashuria e vërtet,
Të rrëmben furishëm si tufani.
Mos dashuro me fjalët e poetëve,
Me mjaltë t’a lyesh buzën,
Më mirë më puth në heshtje,
E mos ma bëj me hile .
Bëhu i verbër kur më prek,
Nuk ka nevojë për dritën e hënës,
Fjalët e tua të sinqerta,
Janë më të buta se kremi.
Jo gjerdan nuk dua,
T’a zbukurosh qafën t’ime,
Më mirë dashuro me shpirt,
Më mbaj në zemrën tënde.
………………………………………………………….
Autorja-Xhuljeta -Ferraj 26/05/2020