Shkoj dëshira në një dhomë refugjatësh – Vasil Vasili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SHKOJ DËSHIRA NË NJË
DHOMË REFUGJATËSH
Ç’gjë e pistë! Më shikojnë katër mure,
katër faqe të pingulta si eshtra të brejtura.
Organ i shikimit të tyre – ngjyra të shpëlara,
ndotur nga pështyma
e tharë e kohës dhe e mizave.
Pse s’më shikojnë vetëm dy sy,
dy gjinj të zbuluar dhe të bardhë
apo një lule e vetme e mbirë
në tokën e papërsëritshme të syve?
Ç’gjë e pistë dhe trishtë!
Unë shkoj dëshira në vetmi
në gjerdanin që s’e kam.
Korfuz, Greqi 1994
Vasil Vasili
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com