Pas një “statuje” ! – Sokrati Lambrou
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pas një “statuje” !
E bukur ajo femër, statujë,
ta përkëdhelje e lëpije…,
por nuk shtyhej as me ujë,
eshkë e thatë, pa pikë shije !
E lyeva me buzëqeshje, humor,
(si fetë buke me sheqer e vaj !)
dhe prisja t’më kullonte në dorë
një fjalë, ëmbëlsi nga shpirti i saj.
E futa dhe në gji për ta ngrohur,
t’ia shkrija ndjenjat e mpira,
por ajo kishte lindur e ftohur,
përveç trupit, të gjitha të ngrira !
Ja kështu na gënjejnë sytë(!)
dhe rendim pas një statuje femër,
duke menduar se s’ka të dytë,
s’ka të bukura me trup e zemër !
…@Sokrates
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com