August 7, 2024

Shpesh ndjehem – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shpesh ndjehem

si një stol në shkretëtirë,
kam mall të pushoj dikush mbi trupin tim!
Sakaq imagjinoj një pemë lule erëmirë,
në mes të asgjësë shpërndan jetë e kuptim.

Herë të tjera
imagjinoj veten si një pemë,
në stinën e acart të dimrit zemërak.
E i them, vetëm kurrë s’do të jemë,
gjithmonë do të kemë pranë një varg.

Është njeriu
që ndërtoj në shkretëtirë stolin,
të çlodhet sadopak udhëtar i munduar.
Nga thellësia e tokës natyra pemën polli,
kurrë stoli i çlodhjes t’mos ndjehet i vetmuar.

Miku Artit
shkodër me 26.05.’15.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com