Buzë lumit – Ymrije Beqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BUZË LUMIT
Një kohë afër lumi qëndroja
Më fluturonin kujtimet
Sa atje e sa këtu…
Si për inat,s’t’i rrefeva dot
As dorën e lutjes nuk e shtrij
Në qiellin me re dëgjova bubullima
E pikat e shiut u kthyen në lumë
Nuk lutem për asgjë më kurrë
Lutjet e një nëne
Kam frikë se do të kthehen në gurë
Në këtë tokë dhurova çka pata
E të mirat me të mirë nuk m’u kthyen kurrë
Ymrije Beqiri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com