August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DIKUSH

Sa njerëz
që ka në botë
secili mendon e vepron
sipas të vetes kokë

Siç janë rrugët
poshtë e përpjetë
dikush rrafshit
se i duket më lehtë

Dikush i mbarë
e dikush i mprapshtë
dikush veç mirë të bën
e dikush të shpon gjer në asht

Dikush i fjalës
e dikush i besës
dikush i tradhtisë
i pa besës

Dikush çdo kënd
në sy e lavdëron
e asnjërin prej tyre
fare s’e don

Dikush të gjithëve
ua bënë mirë
jo për mirësi
por që t’iu bën sehir

Vetëm një
gjithkush ta di
pa pëlqim idesh
njëri me tjetrin s’mund të rri

Askush n’këtë jetë
s’ngelet pa shoqëri
le t’i ruan e le t’i mban
si shtëpinë e tij

Këto fjalë s’janë fjalë
vetëm që dalin nga goja
por janë fjalë me qafë
të dalura nga përvoja
f.f

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com