August 5, 2024

Egoiz‘m degjenerukesh – Avni A. Neziri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Egoiz‘m degjenerukesh
Avni A.Neziri
Krahas palestrave të kohës,
çuditun për ne
mbetë derë hapur kasoll’zë
çë s’le zoti ta mbyllë kush,
sa për mëshirë !..
do t’mbyllej nga duar t’pa kokë,
mbetë vetëm dëshirë
kokoriten ca bosh-thatake
plot egoizëm degjenerukesh,
me rrahje krah‘sh
të t’dalin e mbesin të parë,
yndyrë çoroditun,
m‘shtjellë me byk e kashtë
e pa kohë jo fushë, pyll a arë
ngulë në lam’n e drithit mullarë
vje zaman e bje taman,
fillestarë n’kuj t’avlisë
nami i tollovitun s‘ndalet
huqin n’për binarë
puthin therra e përqafojnë gjemba,
e turri me zor u mdalet
kërrhasin në gjumë
si n‘bri të kjaut
ndrydhë kokë vëllaut
fishkëllimë gjethi
cepa mbushë rrethi
sillemi vrap rreth katrori
të marohet me pordhë laknori
n’mëngjez t‘pa kthjellë sy
tymosun ndihen margaritarë
shikjojnë qiellin
e se shohin dot diellin.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com