August 6, 2024

Ëndërr e çmendur – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi
( nga libri “I Lare Me Yjet”

ËNDËRR E ÇMENDUR

Merrma mërmërimën
në fjalët e përvëluara
që s’po m’i thua!
Gjëja më e bukur
që do të na ndodhë.

Kapmë në rrëshqitjen e
pasionit të tretur
diku aty ku fillon e s’mbaron

Nimfë u bëfsha
nëpër shkumë dallge
në ujëra që kripen
me lotët e magjisë lozonjare

Lërmë akoma në një zë fundor
në tinguj pianoje
Aja….aj….aj
Të tulatem në çmendurinë
e një ëndërre.

Zoica Gjolla Popi
Angli
22 – 9 – 2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com