Eve mori zoge – Mentor Thaqi
EVË MORI ZOE
Gëzuar ditën e lindjes, princeshë!
Tre vjeç´ Eva, tre vjeç´ Zoe,
të dya bashk sot i bëjnë gjashtë,
jo në moshë, por në ecje kohe,
me rritje dhe mëndje bashkë!
Po po, tashmë e madhe i duket vetja,
e gatshme për të shkua në shkollë,
mësimet e para i merr nga Tetja,
krej fije për fije, krejt hollë e hollë!
Tash din edhe t´lexon shkronja,
i njeh mirë edhe semaforët,
edhe në anglishte t´a kthen “vironja”,
e ka mësuar nga “vizatimorët”!
Ah moj Evë, ah moj Zoe,
ti çapkënja e tri nahijeve,
bash për asgjë nuk kemi droe,
se nga pesë treva trashëgon dije!
Dukagjinase në rrajë Rekjane,
e kur t´pyesin, thua se je Klinase,
sa Llapjane e sa n´anë Shaljane,
por me teke thua: Prishtinase!
Me tre gjyshër e katër gjyshe,
moj e përgëdhelura llastare,
ah moj çapkëne, aspak n´mëdyshje,
se do t´bëhesh lozonjare!
Mos ke brengë për konkurencë,
as nga Bora e as nga cilido t´vjen,
do t´jesh shembull me preferencë,
e mbanë llastimin si me refren!
Sidoqoftë, sot ke ditëlindjen,
do ta festojmë me PROTOKOL,
se je Princeshë, t´gjithë e kanë bindjen,
por vulen lype sall prej daj´s Tol!
…
Mentor Thaqi
25 Maj 2020