Gjineshtra – Hiqmet Mehmetaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GJINESHTRA
Nga qilimi yt ndihem i çuditur,
më sfidon me të verdhin çarçaf,
Në dy stinë xhelozët ke tronditur
pranverë – verë i shtie nē merak.
Vargjet po t’i thur ëmbēlsisht
si astrolog të sodis dhe në qiell,
Je himni im ku prehem qetësisht
se ngjyrën erë – parfum mua më sjell.
Pranverë dhe verë ti i lyen aq mirë,
ndaj jam rob, pērherë i tëndes ngjyrë .
H. Mehmetaj , nga vëllimi ” Vajza e ujëvarês”
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com