August 4, 2024

Inatin e nxora tek drutë.! – Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Inatin e nxora tek drutë.!

Në oborrin tënd pash disa pula e një patë.
Dhe balon në kolibe që filloj të gavgiste.
Në pirgun e druve rrinte ngulur një sopatë.
Që u bënte roje druve,po askush s”i priste..!
*
Rrëmbeva bishtin “tradhëtar”të sopatës.
Inatin që s’të gjeta e nxora me drutë e tharë.
Doli mamaja gjasme t,’ushqente zogjt’e patës.
Me syt çuditës pyeste:”nga doli ky druvarë”?,,,
*
Pastaj nxori celularin e bëri një telefonatë.
S’di kush e nxehu,filloj të fliste e shqetësuar.
Bëri disa levizje siç bëjnë zakonisht gratë.
Vuri duart në faqe e iku duke nunëruar..!
*
Pas pak m’solli kafenë e glikonë.
Donte te fliste po veç më shikonte.
Bir,nuk më thua ,emrin si ta thonë..?!
“Lëri drutë,po eja pi kafenë”,po më ftonte.
*
Mbështeta sopatën pas murit të avllisë.
Fshiva djersët dhe me zor nxora dy fjalë..!
“T’i digjni gëzuar”,-urova zonjën e shtëpisë..!
Ndërsa vajzës thuaji:”drutë i çau një djalë”!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com