Kërkoj… – Rifat Ismaili
KËRKOJ…
Kërkoj virgjërinë
Po ku fshihet?
Librave të Naimit
Pyjeve e maleve me borë,
Vajzave e gonxheve te sapoçela
Apo në një agim premtues?
E kërkoj atë
Tek vetja po se gjej.
Në gjumin tim
As në ëndrrat s’ është!
Vallë nëntoka e fsheh?
Êshtë skulpturave të varrosura,
Këngëve të humbura
Shpatave të ndryshkura të heronjve?
Kërkoj virgjërinë
Në ç’ vende fshehur ajo rri?
E kërkoj perëndimit të diellit
Që mbytet në det
Pemëve me dritë
Tek ëndërrimet…
Qiellin dhe detin
E mavijosin plagët
Pemët i mbulon pluhuri
Vajzat kanë sy të etur
Buzëqeshje epshore,
Mëngjezet, lajmëtare
Të dyndjes së hapave njerëzore…
Shpresat si balonat enden
Nën një qiell pushtuar nga hijet…
Koha mbyllur rri
Në kullën e mosbindjes…
Mos është iluzion?