Kohë e vjetër – Fatmir Gjata
Kohë e vjetër
Dikur ishim të varfër e të mjerë,
vëllezër në rrogozat bërë me kashtë
E ndiqnim xixellonja në pranverë,
e nata shpesh na zuri jashtë
Mes zhukash plot gjemba në kënetë,
të lodhur e këputur, pluhurosur
E qeshnin si të kishim shtatë jetë
me gjunjë të nxirë shpesh e të gjakosur
Por lumturinë e kishim aqë pranë,
një lodër prej plastike plotë ngjyrë
Një rreth edhe vraponim gjer matanë,
me djersë e pluhur mbushur në fytyrë
Një fet me bukë me vaj edhe sheqer,
dhe ndiqnim zogjtë e ishim zogj vetë
E hapur rrinte, as çelësa kish në derë,
po shtëpia ish gjithmonë plot jetë
Tani nuk ka më qeshje aq të dlira,
dhe vajzat më nuk vënë në vesh qershi
Mendojmë të gjithë të rendim pas parasë
mendojmë se si të mbledhim pasuri.
Mendojmë që jeta është e bere aq pis
edhe ska gjë që sblihet në pazar
Nuk pyesim më, për farë edhe për fis, e vëmë çdo fjalë që thuhet në kandar.
E s’di as vetë pse zemrat na u thanë,
e mbet në vend të saj një copë gur
Paraja sot është mbret edhe tiran,
e kohë e vjetër më nuk kthehet, kurrë.
Fatmir R Gjata