Kolonë zanore – Zoica Gjolla Popi
Poezi
Kolonë zanore
Në rrëfenjën e një ylli
gjumi të më zërë
si përkundja e djepit
nina….. nana….
mendimi i trishtë
të përkundet pa u ndjerë
pa nanuritur, eh u lodha ….
sa u lodha….
Fshehur brënda vehtes
në kujtesën pak të grisur
do therras retë,t’i mbledh ku të jenë
me fije ari, qëndisur, stolisur
shembëlltyrën e qeshjes tënde të kenë.
E ftohtë,e dërsirë si vjen njëherësh
në dridhje dëgjimi ultratingujt te nxjerrë
këngën e shpendeve
do thërras pa pritur
kolonë zanore e melodisë sonë
të mbesë.
Pa ngrihu, të dëgjojmë harabelat dimërakë
nëpër pemëxhveshur
që nuk merdhijnë
gjetherënat shtrojë dekoresh
të përgjysmuara në kuqërreme
me aromë avujsh psherëtimash
mos t’i përziejmë.
Në rrëfenjën e një ylli
le të përhumbem njëherë
ah…. ylli i parë i mëngjesit
me farfurimën qepallat të mi përkëdhelë
e te zgjohem me nuancë agimesh.
Zoica Gjolla Popi
27/1/ 2020
Angli