Mos u shit – Enver Reka
MOS U SHIT
Mos shif tek unë njeriun me ftyrë markante që ty tërheq…
MOS SHIF NË MUA DASHNORIN,
mos shif në mua fjalën që ty t’magjeps’.
Tek unë shif njeriun që është për njerëzimin
dhe nëse merr për bazë këshillat e mija,
do më duash.
Kur të hysh në zemrën tënde,
aty do më gjesh edhe mua ,besoje
do gjesh edhe fjalën të dua,
që kur nuk ma thoje.
Nuk je më masa që k’naq botën,
nuk ta duan më as votën.
Mblidhe veten sa jë në kohë, njihu me lisin tënd
dhe cilit yll i përket,
bëje shpejt, s’ke më çka pret.
Krijo botën tënde sikur lisi yt,
që në ty është shkri
dhe je ti, ke dhe sy,
me pa.
S’pari veten, tani mua,
se çfarë po të them;
bëhu dry, e mos u shit me dërhem
kohë tjetër tash po vjen.
Ti nuk ke nevojë ti lash duart,
ke larë, ja ti, e zdel kush në bot’.
Se me qiftin tënd ka lulëzu ekonomija,
që prindi nuk e din se çfarë zëri del, kur qan f’mija.
Ti laje shpirtin ,e m’thuaj çfarë të bëj’,
ndaje dashurin’ prej kurvëris’,
kuptoje tandin lis,
atëher’ je lirë me dal’ prej shtëpisë.