Nen shelgjishte – Violeta Kadriu
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NEN SHELGJISHTE
Perskaj lumit,nen shelgjishte
per here te pare bekuam dynjane,
s’bashku puthem lulet e barishtet
ato nete ku treten e vane
Gurgullime e embel e lumit
veshin e shpirtin na guduliste,
siper nesh hena si nuse
si fanar i ndezur na llamburiste.
Me sa zjarre ma mbaje doren
e une t’shtrengoja aq fort ne gji,
nuk donim te ece koha,e ndalnim oren
gjeresa floket na i mikelonte e veres puhi!
Te rinj ishim e nuk e dinim
se vijne ditet per t’u ndare,
pike dredhie ne shpirt nuk kishim
SEVDANE tone ne per ta qare.
VIOLETA KADRIU 29 5 2020 PODUJEVE
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com