Paraja – Avni Skenderaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PARAJA
(Paraja të heq fukarallëkun, por jo maskarallëkun).
Ai që sytë në libra i la,
I varfër mbeti në këtë botë.
Paraja të do maskara,
Përndryshe lodhesh kot.
Virtyti humbi i shkreti,
I ndershmi poshtërohet.
Përhapet, lartësohet vesi,
E liga, i ligu nderohet.
Për para u prish dynjaja,
Paraja mer kush e di sa jetë.
Shpëton edhe jetë paraja,
Paraja shëron dhe vretë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com