Shërbëtorët e mëkatit – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SHËRBETORET E MËKATIT
Kalojnë rrugët kthesave duke ikur
nepër terrin e natës si hije të fshehur
ndërgjegje vrarë në parzmë mbërthye
Meteorë të ndritshem e përlajnë errësirën
tek shfaqin pamje më sy gjarpëri ndjekur
Shërbëtorët e mekatit nuk janë engjëj
ndonjëherë ngjajnë edhe në të krisur
Adhurojnë terrin dhe nuk kanë frikë
të hedhin valle madje me sytë mbyllur
shkelin zemrën e tokës duke e ndrydhë
Mandej e gjakosin më mëllefin e mohimit
më thonjë bishash duke e gerrithur
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com