August 4, 2024

Sytë e tu… – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SYTË E TY…

Sytë e tu,dy liqene binjake pranë e pranë
kur më hedhin shikimin,më shkrijnë të gjallë,
ata shkëlqejnë si yje,apo të tillë janë!?
eklipsojnë mëndjen time,ma sjellin vërdallë.

Si shkrepëtimë rrufeje,godasin emocionin
në sferat e mij,janë bërë përmendore,
sikur të jenë parukjere,më krehin trupin
ata shkëlqejnë,si diell pranvere.

Sytë e tu trokasin,mbi ndjenjat e mia
trokasin,me gjuhën e tyre të heshtur,
më neutralizojnë ndjenjat ata
më godasin, më godasin,pa rreshtur…

Sytë e tu,shikim i ëmbël vrasës përkëdhelin qënien time kudo,
por një lëmsh i zjarrtë djegës
më përvëlon trupin ngado…

Ndaj të lutem,mos më shiko ashtu
se nuk mund të duroj, dhimbjen e tyre,
tani shkarko ndjenjat pastër këtu
të vallëzojë dueti i ëndrrave…
BESNIK MEMELLI
23.02.2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com