Ti, loti im… – Zymer Mehani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ti, loti im…
Faleminderit loti im
Që vetëm s’më le kurrë
As n’vuajtje
As n’gëzim
As n hare
As n’trishtim
Mik e shkuar mikut
T o loti im!
Dhe unë
U mundova të të mashtroj
Të të fsheh
Që tjetri të mos më shohë
Shpesh edhe me dorë
Të fshiva nga faqet
Nganjëherë edhe shijen e kriptë ta shijova
Por ti më munde
S’ munda të qëndroja
Eh, ti loti im
Shoku im n’rrugëtim!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com