August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Teuta Elshani
VARGJET E JETËS

I.
MALLI
Kur ikët…dhe zemra iku menjëherë
Thuhet s’mund t’jetojmë pa të
Jam një përjashtim atëherë…

PA JU
Dhimbja ishte shumë e madhe,
atë e ktheva në dashuri për jetën…

PA PRILL
Jap prillin, të na kthehet shkrimtari!
Vargu i poetit – ngushëllim kalendari!

VARGU I PASHKRUAR…
Ëndrra e mbushur jetësi
Dielli në plotësi
Fëmija qiellin kufi
LIRI – vargu je TI

II.
POPULLI IM
Po t’peshohej dhimbja jonë,
Toka do t’humbiste ekuilibrin…

NË PREKAZ
LIRIA të peshon mbi supe
E të FLET me madhështi…

HERONJËT
U flijuan të jetësojnë lirinë
Jo ikjen e lakminë…

ATDHE
Trung me rrënjë të thella
Ne degët tua
Na lartëson në pafundësi…

NË ATDHE
Malli ikën si në faj
E uni kthehet në fron’
Me hapa t’përshpejtuar
Rrugicës që syri moti kërkon…

FALENDERIM NËNAVE
Që na mbajtën gjallë gjatë shekujve
Pa dëshira për veten, pa pritje
Me një mision të shenjtë
Për ilirët rritje…

III.
AKTORË TË KOHËS
Madhështor n’skenarët për liri…
Ngecur në aktin e duartrokitjes…

MILIONERË LËMOSHE
Burimin mbuluar pa dinjitet…

IV.
DASHURIA
Mbretëreshë e ndjenjave
Burim i vargjeve pafund
Më e afërta me magjiken
Pa të bota thjeshtë një gur…

VETËBESIMI
Si fëmija rritet përbrenda
Jeta, dija e forcon…
Thesar – kur nuk teprohet
Mik që nuk tradhton…

BESIMI
Kombësia është në gjak
Feja sipas shijes…

SHPRESA
Zbardhin ditët bashkë me flokët
Si ndal dot, nji pas nji…
Njëra sjell shpresë
Tjetra, pjekuri…

JETA
Pranvera lind
Vera shtatin rrit
Vjeshta ëmbëlsinë shijon
Dimri – ditët e bukura kujton…

Pranverë 2020, Atlantë, SHBA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com