Çka po ndodh me ty e shtrenjta Arbëri – Lumturije Sulejman Drenica
Çka po ndodh me ty e shtrenjta arbëri
Çka po ndodh me ty e shtrenja Arbëri,
N’rrënjë e n’gjethe lulet po t’thahen,
Ti s’ke qenë kurrë kaq shumë mjerue,
Pa petrita ke ngel e pa sorkalle.
Natyra humbi të bukurin gjelbërim,
Edhe qielli shuajti kaltërsinë e tij
Përqark korbat janë tuj t’fluturu,
E at shtat tëndin arbëri me sqep po ta thumbojnë.
Nuk po të lajnë të qetë që të frymojsh,
Në tokën tënde lulet ti lulëzosh,
Sytë e ty s’po t’lejnë me i çel,
Aq më keq,kur i joti të heq nën këmb dhen.
Rretë e zeza diellin po ta zejnë,
Nuk ti pllenojnë as male e as fushë,
E zogjt shtegtarë qiellin më s’ta zbukurojnë,
Veç sora e korba përreth teje fluturojnë .
Bilbili n’deg këngën e ndali,
Qyqja n’murran gjamën filloi,
Gjiri yt shqipe po t’thahet për ditë,
Fati i kombit n’errësir pa dritë.
Ndaleni vrullin o gjak i flliqtë,
Jemi arbër e sdurojmë ligësi,
Mos luani me zjarrin se ka për t’ju djeg,
Se toka arbërore s’është e juaja çiflik!
“Lumturije .S.Drenica”