Falje…kurrë hakmarrje! – Bukurie Binjaku
FALJE…
KURRË HAKMARRJE!
🌼🙏❣️🙏🌼🙏❣️🙏🌼
FALJA……
ËSHTË PAQE NË SHPIRTRA TË ÇLIRUAR!
RISHTAS DUKE U FALË, ZEMRAT RIBASHKUAR!
FALJA ME ORIGJINË E BEKUAR NGA ZOTI VJEN!
SI DASHURI E NËNËS, QË DI E FAL PËRHERË!
Fale! Kurrë mos u hakmerr
Se hakmarrja jo, kurrë nuk sjell pranverë,
Mbetur pa dashuri, dy vëllezër përherë,
Si të vijë behari, pa lule e gjelbërim,
E vetme një qyqe, sikur zogjtë të mos vinë,
Hakmarrja e mallkuar kërkon vetëm gjak,
Jetë e shkurtër t’a dishë, s’ja vlen aspak,
Shkon hasmëri, në nip e mbesë,
Një farefis humbet i pa shpresë……
Kur një shpirt fal, përherë qetësohet,
Falja sa më parë, çdo gjë përmirësohet,
Njeriu që fal, paqen e stolis mirësi,
Në moment të vështirë, ruaj gjakftohtësi,
Jepi dorën vëllait, me plot dashuri,
Mikut a komshiut, e kushdo qoftë,
Falja është respekt, me miq e me shokë,
Falja është edukim, mësohen fëmijët,
Me falje në breza, vjen paqe e dashuri,
Jetë e shkurtër, veç njëherë jetohet,
Shpirti veç me mirësi pasurohet,
Kur vdesin njerëzit, Zoti i strehon,
Sa jemi mbi tokë, njëri-tjetrin, t’a duam t’a ndihmojmë,
Po s’mbolle në shpirt, xhelozi e ligësi,
Me dyer zemre hapur, vjen vetëm mirësi,
Këto male këtu mbeten në shekuj,
Jeta na provon, të kemi të mirë zemër,
Hapur dyer e dritare, të hyjë rreze Dielli,
Shpirti të fluturojë, yjeve të qiellit,
Kur brënda vetes, ndjen paqe e qetësi,
Shpërndan te të tjerët, mirësi e dashuri,
Nëse dikush në çaste, ty të ka lënduar,
Shpirtin e tij, rëndë e ka dëmtuar,
Ti rri i qetë, me Zotin në shpirt,
Atë vetë do e kapë, pendimi një ditë,
Mos mendo të lëshosh, kurrë mallkim,
Se Zoti na ka, të gjithë bijt e Tij,
Kur ia fal tjetrit, në dorë të Zotit e lë,
Drejtë gjykon me urtësi, pa dëgjuar zë,
Njerëzit e mirë, zemër-gjerë e të urtë,
Falin lehtë e dhurojnë më shumë,
Ata nuk presin kurrë lavdërime,
Dhe kur dikush, për nder s’ua di,
Në të tillë njerëz bëjnë, sikur nuk kuptojnë,
Dhe kur ata, me shpirt i injorojnë,
Injorim i tyre u vjen pas vetes,
Se Zoti adhuron, përherë të vërtetën,
Të falësh domethënë zemërgjerësi,
Kush fal është i falur, nga Zot e Perëndi,
Paqja në shpirt, është bahçe e parajsës,
Kush di të falë, e trashëgon në brezat e ardhshëm!
Bukurie Binjaku. 31. 5. 2020. GREQI.